Premiera e shfaqjes “Verteri” nga Gëte

Shfaqja teatrore për të rinjë, “Verteri” e shkruar nga Johann Wolfgang Goethe, vjen në teatrin “Adriana” në Ferizaj, nga regjisori gjerman Stefan Schletter. Premiera do të ipet me 27 Prill në ora 20:00h. Në shfaqje janë angazhuar aktorët Jajush Ramadani, Milot Salihu e Edona Berisha Bekteshi. Skenografinë dhe kostumet i ka realizuar Nora Jentzsch. Ndërsa Kushtrim Shemsedini është përgjegjës për muzikën.

Shfaqja realizohet si bashkëpunim teatror i Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit “Adriana” nga Ferizaj dhe teatrit Pfalzbaubühnen nga Ludwigshafen.