Promovim: Antologji e dramës bashkëkohore nga Kosova

Të hënën (11 qershor) nga ora 16:00, në Biblioteken Komunale te Prizrenit, Qendra Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me shtëpinë botuese nga Turqia Mitos Boyut, organizojnë promovimin e librit “Antologji e dramës bashkëkohore nga Kosova” [Çagdas Kosova Oyunlari Seçkisi], i botuar sivjet në Turqi.

Në promovim do të marrin pjesë, botuesi i mirënjohur turk Turhan Yılmaz Öğüt, drejtor i shtëpisë botuese Mitos Boyut, Mehmet Fatih Ölekli, editor në Mitos Boyut dhe Dr. Senem Cevher, përkthyese e antologjisë dhe studiuese e teatrit.

Në përmbledhjen “Antologji e dramës bashkëkohore nga Kosova” [Çagdas Kosova Oyunlari Seçkisi] janë përfshi dramat e autorëve: Xhevdet Bajraj, Ilir Gjocaj, Visar Krusha dhe Jeton Neziraj.

Mitos Boyut është shtëpia botuese më e madhe në Turqi e cila veprimtarinë e saj kryesore e ka botimin e dramave dhe librave të fushës së Teatrit. Më herët kjo shtëpi botuese ka botuar edhe librat e Stefan Çapalikut, Doruntina Bashës e Jeton Nezirajt.

Botimi i kësaj antologjie në turqisht është me rëndësi për afirmimin e krijimtarisë së re dramaturgjike nga Kosova.

Botimi i librit është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Multimedia, përmes mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, në fondin e mbështetjes së botimeve për vitin 2017.

Kjo ngjarje do të jetë me përkthim në gjuhën shqipe.

Jeni të mirëseardhur!