Promovimi i librit të Rudiger Schaper “Aleksandër Moisiu”

Qendra Multimedia organizon promovimin e librit biografik në gjuhën shqipe, të aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork . Një legjendë aktrimi” nga autori gjerman Rüdiger Schaper. 

Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki dhe u botua në nëntor të vitit të kaluar.

Autori i librit, Rüdiger Schaper u lind në vitin 1959 në Worms (Rheinland-Pfalz). Autori gjerman, gazetar dhe kritik teatri, jeton dhe punon në Berlin dhe, që nga viti 1999, punon për gazetën „Tagesspiegel“, ku drejton rubrikën e fejtonit. 
Ky libër u përkthye nga Feride Xh. Berisha. Ajo u lind në Prishtinë në 1966. Ka përkthyer vepra nga disa autorë të shquar gjermanë. Jeton në Prishtinë dhe Berlin.

Libri është promovuar në Berlin në fillim të muajit mars, dhe tani promovohet edhe në Prishtinë me 6 prill 2018, në Skenën e Vogël të Vogël të Teatrit Kombëtar, në orën 11:00.

Facebook Event