Shembja e kulles se Ajfelit – livestream

SHEMBJA E KULLËS SË AJFELIT

SHQIP, ME TITRA ANGLISHT

Sonte, nga ora 20:00, në faqen tone në Facebook, do të sjellim në formatin livestream shfaqjen e Qendrës Multimedia “SHEMBJA E KULLËS SË AJFELIT”, nga Jeton Neziraj, regjia: Blerta Neziraj, me aktorët: Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu e Armend Smajli.

Në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një europiani I cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam. “Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

“Dy fatet paralele për të cilën temat e dashurisë fizike, lakuriqësia dhe feja muslimane janë të ndërthurura së bashku.
Një tekst gazmor ku hasim skena burleske, të tilla si ajo në të cilën të dy terroristët paraqiten si maskarenj të vërtetë xhihadist ndërpresin një shfaqje teatrore, edhe më rrënqethëse është skena e torturës në Pakistan, pastaj vijojnë monologjet e grave për mbajtjen e vellos, dhe po ashtu vakia më e njerëzishme e Osmanit kur ai takon Marian dhe zbulon dashurinë.”
Gilles Boulan, Le Billet des Auteurs de Théâtre

Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia, në vitin 2013. Nga ajo kohë, është shfaqur me sukses, në Kosovë, edhe në Francë, Itali, Kroaci, Sllovaki, Çeki, Maqedoni, Poloni, Serbi, Shqipëri e Rumani.

#rriNshpiShikoTeater #QendraMultimedia / www.qendra.org