Additions

Të martën, më 25 shkurt, 2020, bëhet hapja e ekspozitës Additions [Shtesat]. Ekspozita është përmbyllje e rezidencës së artit Infrared të realizuar nga Fondacioni Shtatëmbëdhjetë.

“Rezidenca Infrared është zhvilluar duke u bazuar në natyrën e rrezes Infrared e cila në përgjithësi është e padukshme për syrin e njeriut, por që mund të ndjehet si nxehtësi dhe mund të shihet vetëm nën rrethana të caktuara me pajisje të veçanta”.

Ekspozita Additions do të zërë vend në disa lokacione në qytet. Hapja dhe nisja për të vizituar veprat të cilat janë pjesë e ekspozitës bëhet të martën, më 25 shkurt, 2020 nga Project Space/Fondacioni Shtatëmbëdhjetë.

Për më shumë detaje në lidhje me rezidencën e artit Infrared si dhe ekspozitën Additions, shihni ngjarjen më poshtë.

Ky projet mbështetet nga programi “Kultura për Ndryshim” i cili financohet dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.