Aktivitet në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”

Sot me 2 tetor 2018, në kuadër të programit Kultura për Ndryshim u mbajt një aktivitet në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në bashkëpunim me shkollën fillore “Shkëndija” nga Hajvalia.

Aktiviteti filloi kur nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë për bibliotekën, librat, historinë, lexuesit, duke i shtruar pyetje zyrtares së bibliotekës.

Pastaj ata e panë filmin e animuar, fitues i çmimit Oskar për film të shkurtë, “The Fantastic Flying Books”. Pas kësaj ata diskutuan bashkë me shkrimtarin për fëmijë të ftuar në këtë aktivitet, Xhevat Sylaj, në lidhje me vepritarinë e tij, frymëzimin për shkrim, bibliotekën, e librin në përgjithësi. Gjithashtu fëmijët patën rastin të dëgjojnë poezi nga shkrimtari i ftuar.

Diskutimi u moderua nga Arif Muharremi.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut