Aktiviteti përmbyllës i projektit “Mjeshtëria e rrëfmit tek të rinjtë”

Javën që shkoi, në bibliotekën Azem Shkreli në Pejë është mbajtur aktiviteti përmbyllës i projektit “Mjeshtëria e rrëfimit tek të rinjtë” ku janë prezantuar punimet më të mira nga të rinjtë të cilët kanë ndjekur kursin virtual për rrëfimtari.
Rrëfimet e përgatitura kanë përçuar mesazhe senzibilizimi për grupe të margjinalizuara, poashtu mesazhe kundër diskriminimit dhe për barazi gjinore e shoqërore.
Ky projekt është mbështetur nga programi Kultura për Ndryshim i menaxhuar dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.