Dhurim i 58 librave për shkollën “Dardania” në Elez Han

Sot me 13 dhjetor 2018, në kuadër të programit Kultura për Ndryshim, Qendra Multimedia i dhuroi 58 libra kampanjës së organizatës TOKA për mbedhjen e librave për krijimin e këndit të leximit në shkollën “Dardania” në Elez Han.

Tani nxënesit e kësaj shkolle do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë librat e botuara nga Qendra Multimedia.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.