Digjitalizimi i librave – projekt nga FLOSSK

Mbi 20 nxënës të shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë kanë marrë pjesë në orën praktike të digjitalizimit të librave të organizuar nga OJQ FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë. Gjatë kësaj ore, nxënësit kanë pasur mundësinë që të skenojnë gazetat kosovare të viteve të 90-ta si dhe të informohen rreth procesit të arkivimit digjital të materialeve të shkruara në kuadër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Ky projekt u mundësia nga programi Kultura për ndryshim.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.