Dita botërore e librit në Ferizaj

Sot më 4 mars, 2020, ekipi i projektit “Kultura për ndryshim” u takuan me përfaqësues të drejtorisë së arsimit dhe shkollave fillore të mesme të ulëta në komunën e Ferizajt.

Ky takim shënon fillimin e koordinimit të aktiviteteve për të kremtuar Ditën Botërore të Librit më 23 prill.

Kultura për Ndryshim do të shënojë këtë ditë me aktivitete të ndryshme si gara me video, promovime librash e diskutime të organizuara në disa komuna të Kosovës.

Na ndiqni ditëve në vijim për më shumë detaje!

Projekti “Kultura për Ndryshim” financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.