Donacion libri në Mitrovicë

Me datën 7 gusht, dhuruam bibliotekës së qytetit të Mitrovicës një donacion prej mbi 120 ekzemplarësh të titujve të ndryshëm të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet.
Shpresojmë që rikthimi në normalitet do t’i gjejë bibliotekat me një numër më të madh lexuesish dhe mbështetje më të madhe institucionale.
Aktiviteti i dhurimit të librave është pjesë e programit Kultura për Ndryshim i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.