Donacion libri në shkollën “Skënder Luarasi” në Suharekë

Me datën 18 gusht, dhuruam Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, një donacion prej mbi 120 ekzemplarësh të titujve të ndryshëm të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet. Falenderojmë menaxhmentin e shkollës për mikëpritjen dhe mirënjohjen për kontributin tonë.
Aktiviteti i dhurimit të librave është pjesë e programit Kultura për Ndryshim i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.