EtnoFest – Festivali tradicional i artit dhe kulturës

Edicioni i nëntë i Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale – EtnoFest fillon sot më 20 gusht në fshatin Kukaj, Prishtinë. Deri më 25 gusht, në kuadër të këtij edicioni do të organizohen shfaqje dhe performanca teatrore, punëtori dhe koncerte të ndryshme me përmbajtje tradicionale.

Edicioni i sivjetëm i festivalit EtnoFest-it mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.

Për më shumë rreth programit të këtij edicioni: https://www.facebook.com/events/432793264194033/