Faza përfundimtare e vlerësimit të aplikacioneve për Thirrjen 1

Projekti Kultura për Ndryshim është në fazën përfundimtare të vlerësimit të aplikacioneve të entiteteve kulturore në Kosovë. Ekipi vlerësues i përbërë nga Krenar Gashi, Garentina Kraja, Anamari Repić, Sven Skoric dhe Jeton Neziraj kanë hartuar listën përfundimtare të projekteve fituese. Vendimi përfundimtar për projektet do të miratohet zyrtarisht nga Zyra e BE-së në Kosovë në ditët në vijim. Ekipi i projektit do të informojë secilin aplikant individualisht mbi rezultatet e vlerësimit.