Festivali Ndërkombëtar i Kitarës mbahet prej 28 qershor – 1 korrik 2018

Shoqata Kosovare e Kitarës është një nga organizatat që ka fituar grant nga programi Kultura për Ndryshim. Organizata fillon Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës të ejten me 28 qershor 2018 në Pejë

Festivali do të ofrojë koncerte, punëtori, gara si dhe master-klasë.

Pjesëmarrës në festival do të jenë muzikantë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Amerika Latine.

Më shumë detaje rreth programit mund të gjeni në faqen e Facebook-ut

Peja International Guitar Festival