Fillon festivali i muzikës “Green Fest”

Të premten më 17 gusht në Mitrovicë nis festivali i muzikës ‘Green Fest’. 

Si çdo vit tjetër ‘Green Fest’, edhe këtë vit do të sjellë artistë të ndryshëm dhe synon të ndërgjegjësojë opinionin kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit, si dhe të promovojë zhvillimin kulturor. Festivali mbahet për dy ditë radhazi në lokacionin atraktiv të Liqenit Artificial në Mitrovicë.

Për më shumë informata ju lutem vizitoni faqen e ‘Green Fest’ në Facebook:
https://www.facebook.com/events/253891425446763/


Ky festival është mbështetur nga programi “Kultura për ndryshim”.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut