“Fluturim m’i muzikën e Prishtinës” në Termokiss

Të mërkurën më 25 korrik, në hapësirën e qendrës Termokiss mbahet mbrëmja dedikuar skenës alternative të muzikës në Kosovë “Fluturim m’i muzikën e Prishtinës”.

Gjatë kësaj ngjarjeje do të shfaqet filmi “Shuffle: Politics, Bullshit & Rock’n’Roll” (2005) ku dokumentohen disa prej bendeve kryesore të asaj kohe. Pas filmit, do të mbahet një diskutim me disa prej protagonistëve të këtij filmi si dhe me muzikantë më të rinj që janë inspiruar prej muzikës së bendeve më të vjetra të cilat përfshihen në këtë film. Kjo mbrëmje do të përfundojë me koncertin e bendeve Rreth, Oborri dhe Me t’Njofshëm të cilat shquhen me qasje inovative të komponimit dhe performancës muzikore.

Kjo ngjarje është mbështetur nga programi “Kultura për ndryshim”.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut