Ftesa e parë për aplikime përfundoi me 18 prill 2018



Photos by: Atdhe Mulla

Ftesa për projekte kulturore e programit Kultura për ndryshim përfundoi me 18 prill 2018. Thirrja ka qenë e hapur që nga 26 marsi 2018. Nëpërmjet pesë seancave informative të mbajtura në Ferizaj, Prizren, Pejë, Prishtinë dhe Graçanicë, projekti ka marrë vëmendjen e një numri të madh të organizatave kulturore. Gjithsej janë pranuar 200 aplikacione. Komiteti vlerësues është në proces të evaluimit të projekteve dhe deri në mes të muajit maj 2018 do të publikojë fituesit e granteve.