“İkinci El Cinayet”

Nesër me datën 10 nëntor, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren ipet premiera e shfaqjes “İkinci El Cinayet” të dramaturges turke Dilan Demirel e në regji të Tansu Kervan. Luajnë aktoret: Sonay Buş e Erza Toçilla. Shfaqja fillon në orën 20:00. Ky projekt është përkrahur nga programi Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.