Kultura për Ndryshim: Biseda të shkurtëra

Përhapja e pandemisë COVID-19 ka ndikuar thellësisht në mënyrën e operimit të organizatave të skenës së pavarur kulturorë, artistëve individualë  si  dhe institucioneve arsimore. Ani pse mund të jetë ende herët për të matur konkretisht nivelin dhe mënyrën se si kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e këtyre sektorëve, rezultatet e para dhe nevoja për mbështetje tashmë janë të dukshme. Ndërkohë që një numër organizatash e individësh janë duke tentuar të rizbulojnë misionet dhe veprimet e tyra brenda realitetit të ri, nuk është i vogël edhe numri i të tillave që rrezikojnë përfundimin e dhunshëm të aktivitetit të tyre.

Duke iu përshtatur formave të reja të komunikimit të informacionit dhe mesazheve, programi “Kultura për Ndryshim” ka organizuar një seri të bisedave virtuale me përfaqësues e përfaqësuese të skenës kulturore dhe institucioneve bibliotekare në Kosovë. Përmes këtyre bisedave, synojmë të ofrojmë një pasqyrë si dhe ekzaminojmë sfidat me të cilat këto institucione janë duke u ballafaquar tash kur pandemia është aktuale dhe qeveria ka kthyer sytë kah shpëtimi i ekonomisë, duke i lënë këto institucione në hije. Për më tepër, flasim për vizionet e përfaqësuesve të këtyre institucioneve në lidhje me atë se si do t’i gjejë e ardhmja si dhe planet konkrete të tyre për rihapjen e mundshme të hapësirave fizike në të cilat këto institucione ushtrojnë funksionin e tyre.

Më specifikisht, këto biseda fokusohen në ndikimin e pandemisë në ngjarjet e festivalet kulturore në Kosovë dhe rolin e kontributin eventual që autoritetet qëndrore e komunale kanë ofruar ose do të duhej ta ofronin. Por, poashtu, në këto biseda kemi kthyer vëmendjen edhe te roli i bibliotekave në Kosovë dhe gjendja e tyre aktuale në raport me lexuesin.

Këto biseda janë organizuar nga programi Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kurse implementohet nga Qendra Multimedia e Instituti Goethe.