Let’s go

Të shtunën më 23 nëntor nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës jipet performanca “Let’s go” me koncept dhe koreografi të Gjergj Prevazit si dhe performues e bashkë-koreografë Fjorald Doci dhe Robert Nuha.

Kjo performancë ka për qëllim që përmes vallëzimit të komunikojë temën aktuale të largimit të të rinjve drejt një jete më të mirë.

Ky projekt  mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.

Më shumë për ngjarjen: https://www.facebook.com/events/680264632503318/