Leximi publik i novelës grafike “Dimri i gjatë i vitit 1945 – Tivari”

Të enjten më 21 mars në bibliotekën “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj mbahet leximi publik i novelës grafike “Dimri i gjatë i vitit 1945 – Tivari” si dhe diskutim i hapur me autorët Ana Di Lellio dhe Dardan Luta. Kjo ngjarje fillon në orën 14:00 ndërsa organizohet nga programi Kultura për ndryshim. Programi Kultura për ndryshim financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.