Mbështetje bibliotekave publike dhe atyre shkollore – 2018

Përgjatë vitit 2018, programi Kultura për Ndryshim ka zhvilluar aktivitete për mbështjetjen e bibliotekave komunale dhe atyre shkollore si pjesë e promovimit të kulturës së leximit dhe krijimtarisë letrare. Këto aktivitete kanë përfshier leximin publik me shkrimtarë vendorë e ndërkombëtarë, dhurim librash për pasurimin e fondit të bibliotekave si dhe diskutime mbi letërsinë. Programi “Kultura për ndryshim” financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.