“Nën braza të kohës” u prezantua në Strellc të Deçanit

Projekti “Nën braza të kohës” i organizatës ART MEDIA-EKO përkrahur nga thirrja e parë e projektit Kultura për Ndryshim, u realizua si festival i muzikës, teatrit dhe performancës me 7 korrik 2018 në Strellc të komunës së Deçanit.

Në festival u prezantuan një seri tekstesh, poezish, pjesë dramatike, këngë dhe rrëfime tradicionale, të ekzekutuara nga aktorë ndërkombëtarë: shqiptarë, austriakë, sllovakë, gjermanë e italianë. Mbrëmja filloi me procesin e thyerjes (Demolimit) të kullës karakteristike, si proces që hapë rrugën për rinovimin e objektit.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut