Realizohet me sukses kursi i animacionit në teknikën ”stop motion”

Një nga organizatat që është pëkrahur në raundin e parë të thirrjes për aplikime të projektit Kultura për Ndryshim, është Molla e Kuqe me projektin për kurs të animacionit.

Gjatë muajit qershor nxënësit e shkollës “Liria” në Stroc të Vushtrrisë dhe nxënësit e shkollës “Bajram Curri” në Nishor të Therandës kanë vijuar kursin për animacion në teknikën “stop motion”. Pas kursit, nxënësit kanë prodhuar 2 filma të shkurtër të animuar mbi të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe respektin e solidaritetin. Realizimi i këtyre filmave mund të shihet më poshtë:

 

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut