Promovimi i hulumtimit “Teatrot e Kosovës – Para, gjatë e pas pandemisë”

Në kuadër të Showcase-it Teatror të Kosovës, sot në teatrin Oda në Prishtinë u promovua hulumtimi i titulluar “Teatrot e Kosovës – Para, gjatë e pas pandemisë” me autor gazetarin Shaban Maxharraj. Në kuadër të këtij promovimi u mbajt edhe një diskutim me Engelbert Zefajn, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Erson Zymberin, drejtor në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe Florent Mehmetin, menaxher në teatrin Oda në Prishtinë. Ky hulumtim është mbështetur nga programi Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.