PROMOVIMI I LIBRIT “KËNGËT E NGASHËRIMIT” NGA RAGIP SYLAJ

Të hënën më 19 tetor në Shtëpinë e Fellbach-ut në Suharekë promovohet përbledhja me
poezi “Këngët e ngashërimit” të poetit e gazetarit të ndjerë Ragip Sylaj.

Gjatë kësaj ngjarjeje do të zhvillohet edhe një diskutim me publicistin Halil Matoshi, poeten
Naime Beqiraj si dhe me përkthyesin e librit, Kujtim Morina, të cilët do të flasin mbi veprën e
Ragip Sylajt, letërsinë në Kosovë si dhe mbi trendet e letërsisë bashkëkohore. Gjatë
promovimit poashtu do të lexohen edhe një pjesë të poezive nga kjo përmbledhje.

Libri “Këngët e ngashërimit” është botuar nga Qendra Multimedia. Ky projekt është mbështetur
nga programi Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga
Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.