PROMOVIMI I LIBRIT “ME EKZISTU ËSHTË VETË KUPTIMI” NGA SIBEL HALIMI

Të premten më 16 tetor në bibliotekën e qytetit “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj promovohet
përbledhja më e re me poezi “Me ekzistu është vet kuptimi” e shkrimtares Sibel Halimi.
Gjatë kësaj ngjarjeje do të zhvillohet edhe një diskutim me autoren mbi veprën e saj e
letërsinë bashkëkohore në Kosovë ndërsa autorja do të lexojë edhe një pjesë të poezive
nga kjo përmbledhje.

Libri “Me ekzistu është vet kuptimi” është botuar nga Qendra Multimedia.

Ky projekt është mbështetur nga programi Kultura për Ndryshim që financohet
nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet
nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.