Punëtoritë “Dëshmorët e kombit”

Gjatë muajit tetor dhe nëntor, programi Kultura për Ndryshim ka organizuar një seri të punëtorive mbi rrëfimtarinë me nxënës nga 5 komuna të Kosovës. Këto punëtori kanë pasur për qëllim të nxisin kulturën e leximit tek nxënësit dhe të kuptojnë rëndësinë e të lexuarit në formësimin e tyre intelektual.
Punëtoria e parë është mbajtur më 16 tetor me nxënësit e shkollës “Dëshmorët e kombit” dhe “Fan S. Noli” në Kamenicë.
Punëtoria e dytë është mbajtur më 19 tetor me nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë.
Punëtoria e tretë është mbajtur më 20 tetor me nxënënsit e shkollës “Dëshmorët e Vitisë” dhe “Nijazi Rexhepi” në Viti.
Punëtoria e katërt është mbajtur më 20 tetor me nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Kaçanik.
Punëtoria e pestë është mbajtur më 6 nëntor me nxënësit e shkollës “Selman Riza” në Fushë Kosovë.
Programi Kultura për Ndryshim financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.