Qendra Multimedia dhe Goethe Institut-Skopje po kërkojnë një ekspert/e në menaxhment kulturor

Projekti Kultura për Ndryshim i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra  e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut Skopje, është duke kërkuar një Ekspert në menaxhment dhe politika kulturore, për të bërë hulumtim në lidhje me skenën kulturore dhe artistike në Kosovë, për të analizuar pikat e forta, dobësitë, mundësitë strategjike dhe hapat taktikë për zhvillim, 19 vjet pas luftës dhe 10 vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë.

Puna e ekspertit/ekspertes pritet të fillojë me 1 nëntor 2018 deri me 30 qershor 2019 (tetë muaj). Ai/ajo pritet të udhëtojë periodikisht në Kosovë (për të realizar intervistat dhe për të mbledhur të dhënat). Për të kompletuar suksesshëm misionin e ekspertit/ekspertes, stafi i projektit Kultura për Ndryshim do të aranzhojë vizitat në Kosovë, intervistat me aktorët kryesorë dhe transportin për në Kosovë.

Më shumë informata në lidhje me këtë pozitë, mund të gjeni në dokumentin më poshtë:

 

Përshkrimi i pozitës