REDO Konferenca Ndërkombëtare e Dizajnit Grafik në Prishtinë

Në vikendin që filloi me 5 tetor 2018 në Prishtinë, u mbajt edicioni i tetë i REDO-s, i Konferencës Ndërkombëtare të Dizajnit Grafik.  REDO është një konferencë tri ditore që sjellë dizajnerë nga e tërë bota për të diskutuar çështjet aktuale brenda fushës së dizajnit grafik. Nëpërmjet disa serive të ligjëratave, punishteve, librave, vizitave nëpër qytet, REDO u’a mundëson dizajnerëve të mbledhen së bashku dhe të ndajnë përvojat e tyre në qytetin e Prishtinës. Më shumë informata mund të gjeni në  http://redoconf.com/#information 

Kjo ngjarje u mbështet nga programi Kultura për Ndryshim.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut