Wind Ensemble

Wind Ensemble i përbërë nga Malbora Krajku (klarinetë), Nita Krajku (flaut), Rabije Krasniqi (saksofon), Florenta Thaci (korno) dhe Meriton Zajmi (perkusione) kanë mbajtur më (15 tetor) në Suharekë njërin nga dy koncertet e parapara të mbahen gjithsej nga ky ansambel. Koncerti i rradhës do të mbahet sonte (17 tetor) në Bibliotekën Sulejman Krasniqi në Rahovec.

Këto dy koncerte mbështeten nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.