Znj. Ruiz-Calavera takon artistët dhe organizatat kulutore në Kosovë

Të mërkurën më 27 qershor, Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me programin Kultura për ndryshim ka organizuar një takim jo-formal me artistët e Kosovës në Muzeun e Kosovës.

Ky takim është organizuar me rastin e vizitës së znj. Genoveva Ruiz-Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi, Zgjërim e Negociata në Komisionin Evropian.

“Kosova duhet të jetë e lumtur për potencialin të cilin e kanë të rinjtë këtu, për të sjellë ndryshime, ndryshime të cilat vijnë si rrjedhojë e angazhimit në kulturë”, tha thënë Ruiz-Calavera gjatë fjalimit të saj.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut