• “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

Opera e famshme italiane “Katër i Radës” vjen në Prishtinë me 8 shtator



Qendra Multimedia si përkrahëse e këtij projekti, ju njofton se opera e famshme italiane ‘Katër i Radës’ do të shfaqet në Prishtinë, me datë 8 shtator (e shtunë), nga ora 20:30, në Teatrin Oda. E prodhuar nga Cantieri Teatrali Koreja – Lecce, opera ka qenë e komisionuar nga ‘Biennale di Vennecia’. Nga koha kur është prodhuar, kjo operë është dhënë në dhjetra festivale të rëndësishme evropiane, përfshi edhe në festivalin e mirënjohur MESS të Sarajevës.

‘Katër i Radës’ nuk është veç një operë e kujtesës. Është një përpjekje, që përmes muzikës, të shkarkohet universi i njeriut i cili shkoi për të takuar një nga shumë tragjeditë e Mesdheut: atë të një anijeje të vogël të stërmbushur me burra, gra dhe fëmijë, që u fundos, në mars të vitit 1997 në bregdet të Italisë. Në turmën e një akti të vetëm, të Fundosurit dhe të Shpëtuarit, ata që u shpëtuan dhe ata që vdiqën, zërat e tyre, mendimet e tyre, e posaçërisht udhëtimi i tyre drejt errësirës, plot me ankthe dhe dëshira të vogla, ëndrra dhe frikë, devijime, ndarje, kujtime të rastësishme…

Muzika: Admir Shkurtaj
Libreto: Alessandro Leogrande
Regjia: Salvatore Tramacere
Skena dhe dritat: Michelangelo Campanale
Kostimet: Stefania Miscuglio

Lista e plotë e ekipit kreativ dhe teknik të shfaqjes:
http://www.teatrokoreja.it/koreja/rassegne.php?actionToDo=showEventSheet&eventID=1135&setLanguage=eng

Kohëzgjatja: 50 minuta

Video: https://www.youtube.com/watch?v=2iKuSuq8riY

Ngjarja në Facebook

Për informata dhe rezervime kontaktoni në:
Tel: +383 (0)38 246 555
E-mail: oda@teatrioda.com

Lajme