qendra multimedia website is still in progress

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

Për Ne

Rreth Qendrës Multimedia

Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002 në Kosovë. Ajo është organizatë e pavarur kulturore e fokusuar në prodhimtari artistike, shkëmbime kulturore ndërkombëtare e publikime nga fusha artit dhe kulturës. Fokusi kryesor i saj qëndron në dramaturgjinë dhe teatrin bashkëkohor. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon aktivitete kulturore për të gjitha moshat dhe aktivitetet e saj kanë shtrirje ndërkombëtare. Shkëmbimet artistike me partnerë ndërkombëtarë janë një element kyç në punën e Qendrës Multimedia.
Qendra është themeluar nga një grup i artistëve të rinjë të cilët kanë synuar që të krijojnë një format alternativ të prodhimtarisë artisitike, të influencojnë politikat kulturore si dhe të përdorin artin për të adresuar çështje të ndjeshme politike e sociale.
Nga viti 2002 Qendra ka organizuar dhe fascilituar mbi 100 projekte artistike, në Kosovë por edhe në vende të tjera në Evropë, Azi dhe Afrikë. Disa nga projektet kryesore afatgjate që I kemi inicuar vetë apo në në bashkëpunim me partnerët tanë janë: Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë polip; Teatri i Forumit në Kosovë; Politikat e Reja të Solidaritetit; Historia e Kosovës; Play for All; Balcan Can Contemporary; Programi i rezidencës për shkrimtarë “Prishtina nuk ka lum” etj.

 

Produksioni teatror

Prej themelimit tonë në 2002, ne kemi prodhuar dhe bashkëprodhuar rreth 20 shfaqje e performanca teatrore, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit. Shfaqjet e performancat tona teatrore janë inovative dhe të freskëta, ato komunikojnë përtej kufijve gjuhësor dhe kulturor, në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

 

Botimet e Qendrës

Deri më tani Qendra Multimedia ka publikuar mbi 30 libra e revista nga fusha e teatrit, letërsisë, estetikës dhe historisë, shumica në gjuhën shqipe, por disa prej tyre janë botuar edhe në gjuhën angleze, serbe e gjermane.

 

Festivali ndërkombëtar polip

polip është një festival ndërkombëtar i letërsisë, që sjellë në Prishtinë shkrimtarë nga rajoni dhe Evropa. Ky festival tejkalon kornizën e një festivali të literaturës apo shjeshtë të një lidhjeje letrare. Ai ka të bëjë me një kuptim më të gjerë të ndërtimit të paqes dhe koncepteve të besimit, posaqërisht në rajone dhe shoqëri të traumatizuara. polip synon të prezantojë zërat e të rinjëve në gjuhë të ndryshme, duke zbuluar melodinë e tyre specifike, muzikalitetin dhe ritmin. Në polip, nuk ka vetëm lexime, por gjithashtu edhe një program special të koncerteve, poezisë së rrugës, punëtori për përkthim dhe poezi, diskutime dhe debate për rrjetet letrare dhe praktikat e përkthimit.

 

Rezidenca për shkrimtarë

Programi artistët në rezidencë “Prishtina nuk ka lum” filloi në vitin 2013 kur Qendra Multimedia, për herë të parë në Kosovë, ftoi artistë për të aplikuar nga Evropa Qendrore dhe Juglindore dhe Gjermania. Kjo bursë për artistë përfshinë qëndrim një mujor në Prishtinë, shpenzimet e udhëtimit dhe një shumë prej 800 euro. Kadidatët që mund të aplikojnë pë këtë bursë përfshijnë shkrimtarët e letërsisë artistike, poetët, eseistët, iluzionistët dhe kolumnistët, përkthyesit, dramaturgët etj. Gjatë kohës së tyre në Prishtinë, shkrimtarët kanë mundësi po ashtu të njihen me jetën kulturore të kryeqytetit kosovar.

 

hap-sinæ qua non

hap-sinæ qua non, është pjesë fizike integrale e Qendrës Multimedia dhe ka dy pjesw. Pjesa hyrëse mund të përdoret për ekspozita dhe aktivitete minimaliste, ndërsa salla si dhe hapësira kryesore mund të përdoren për aktivitete të formateve të ndryshme: shfaqje teatri, koncerte, workshope, ekspozita, video-projeksione etj. hap-sinæ qua non është e pajisur me ndriçim, zërim e videoprojektor. Në rrethana standarde ajo mund të akomodojë rreth 100 persona në publik.
hap-sinæ qua non mund lëshohet me qira për palët e interesuara. Për aranzhime, kontaktoni:
info@qendra.org ose drejtpërdrejt në +381 38 555799