• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

PESË STINËT E ARMIKUT TË POPULLIT



 “Njeriu më i fuqishëm në botë është ai që bënë ballë i vetëm”
― HENRIK IBSEN, Armiku i popullit

E administruar nga UN-i, Prishtina e pasluftës po kërcënohej nga ndërtuesit e fuqishëm ilegalë të cilët, në kundërshtim me të gjitha rregullat urbanistike, po ndërtonin brutalisht në çdo cep të saj. UN-i, në emër të politikave neoliberale të tregut, po e toleronte dhe po i krijonte terren të favorshëm këtij shkatërrimi. Por në këtë proces ishin të përfshirë poashtu edhe shumë prodhues të materialeve ndërtimore nga vendet tjera të Evropës, të cilët kishin interes nga ky “rekonstruktim i shpejtë”.

Arkitekti e planifikuesi hapësinor Rexhep Luci po përpiqej të vinte kontroll urbanistik. Për kompanitë e ndërtimit e ato të prodhimit, për kastat e korruptuara politike, për mediet oportuniste, për komandantët e luftës, për zyrtarët e UN-it e për shumëkënd tjetër, ai ishte “armiku”. Rexhep Luci ishte kërcënuar me jetë disa herë dhe pastaj edhe ishte vrarë në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

 Prishtina, qyteti që ka fituar luftën por e ka humbur paqen, është sot qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë. Kompanitë e ndërtimit vazhdojnë të abuzojnë me dhjetëra mijëra punëtorë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, të cilët paguhen keq, punojnë në kushte ekstreme të pasigurisë fizike dhe pa sigurim shëndetësor. Gjatë një viti në Kosovë, në vendin e tyre të punës, vdesin apo pësojnë aksidentqindra punëtorë të këtij sektori. Familjet e tyre nuk kompensohen kurrë.

PESË STINËT E ARMIKUT TË POPULLIT, flet për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë” (Ibsen, përmes Stockmann). Por kjo shfaqjena flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes, zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre.

Teatri Kombëtar i Kosovës

Biletat: info@qendra.org

 Nga: Jeton Neziraj // Regjia: Blerta Neziraj // Aktorë: Armend Smajli, Shpetim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj, Verona Koxha // Muzicientë: Drin Tashi, Tomor Kuçi, Arbër Salihu. Skenografia dhe kostumet: M. Nurullah Tuncer // Muzika: Irena Popovic- Dragovic // Koreografia: Gjergj Prevazi.

***

Drejtore e komunikimit ndëkombëtar: Maud Dinand // Ass. regjisor: Ermal Sadiku // Menagjere e skenës: Lendita Idrizi // Video: Ilir Gjocaj // Drejtor teknik: Fatlum Idrizi // Dizajni i dritave: Mursel Bekteshi // Përkthyese: Sara Sulejmani // Rrobaqepës: Shemsi Avdiu // Producent ekzekutiv: Bernard Berisha.

***

Me mbështetjen e: The Olof Palme International Center, Swiss Agency for Development and Cooperation SDC and Rockefeller Brothers Fund.

Lajme