• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

Profili i Bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan



E themeluar më 1938, bibiloteka e qytetit në Gjilan vazhdon të rrisë fondin e saj të librave kryesisht me ndihmën e donacioneve të qytetarëve dhe krijuesve letrarë të rajonit të Gjilanit.

Më 2017, me ndihmën e donacioneve të Bashkimit Evropian, biblioteka e Gjilanit ka ndërruar lokacion ndërsa tani është e vendosur në një ndërtesë moderne me 4,000 metra katrorë në qendër të qytetit ku infrastruktura, sallat e lexuesve dhe kushtet për mirëmbajtjen e librave I përmbushin standardet ndërkombëtare.

QazimAzizi, drejtori kësaj biblioteke tregon se aktualisht bibilotekai ka 9 punëtorë ndërsa në hapësirën e saj gjenden 6 salla të mëdha leximi me rreth 400 ulëse. Ai shpjegon se bibiotekën çdo ditë e shfrytëzojnë mbi dyqind lexues. “Mesatarja vjetore e personave që shfrytëzojnë shërbimet e kësaj biblioteke kap shifrën prej rreth 82,000 lexuesve”, tregon Azizi. Biblioteka “Fan S. Noli” i ka edhe 7 degë të shpërndara në qytet dhe në fshatrat e rajonit të Gjilanit.

“Për momentin kemi 3,313 lexues të rregull të cilët janë të anëtarësuar në bibilotekën tonë, ndërsa në bazë të statistikave, vetëm në gjashtë muajt e fundit bibliotekën tonë e kanë vizituar 35,000 lexues”, tregon ai.

Fondi i kësaj biblioteke aktualisht numëron mbi 139,000 kopje të librave, revistave e materialieve të tjera të shkruara, ku shumica prej tyre janë në gjuhën shqipe ndërsa pjesa tjetër e literaturës është e shkruar në gjuhë serbe, angleze, gjermane e frënge.

Sa i përket financimit, Azizi shpjegon se deri më 2009 biblioteka ka qenë e financuar nga Ministria e Kulturës. “Deri më 2009 kjo bibliotekë ka pasur edhe xhirollogarinë e vet, por me ndryshimin e ligjit menaxhimi finaciar i saj bëhet përmes nivelit komunal. Tani nuk kemi as veturë”, tregon Azizi duke shtuar se të hyrat vjetore të bibiotekës nga anëtarësimi kapin shumën deri në 20,000 euro por kjo shumë shkon në konto të komunës dhe menaxhohet nga Departamenti komunal për kulturë.

Cdo vit, Komuna e Gjilanit ndan rreth 5,000 euro për të ngritur fondin e bibilotekës me libra të rinj. Pa marrë parasysh këtë, Azizi thotë se mungesa e fondeve për libra të rinj mbetet ndër problemet më të mëdha të kësaj biblioteke. Ai shton se qytetarët janë dhuruesit më të mëdhenj të librave.

“Vetëm vitin e kaluar, qytetarët e Gjilanit kanë dhuruar rreth 6,000 tituj librash”, shprehet ai.

Azizi tregon se çdo muaj biblioteka organizon ngjarje publike për qytetarët dhe nxënësit. “Klubi i leximit organizon cdo muaj ndonjë ngjarje ku diksutohet për ndonjë libër të veçantë apo për letësinë në përgjithësi, por poashtu organizojmë edhe lexime publike për fëmijët”, tregon Azizi duke shtuar se në mungesë të sallës koncertale, në bibliotekë mbahen edhe koncertet e muzikës klasike.

Sipas tij, biblioteka e Gjilanit këtë vit do të lansojë katalogun e vet elektronik si dhe do të fillojë me një projekt të digjitalizimit të librave të vet. Një nga sfidat me të cilat ballafaqohet biblioteka është edhe marrëdhënia me publikun. “Biblioteka nuk ka webfaqe ndersa aktivitetet e saj i lajmëron përmes faqes së vet në Facebook”, tregon ai.

Azizi shpreson se në të ardhmen biblioteka do të fillojë me implementimin e inventarizimit digjital të lexuesve. “Programin KOBIS e kemi marrë si donacion nga Sllovenia ndërsa stafi i bibliotekës ka pasur trajnim për këtë program në Slloveni”.

(Ky artikull është shkruar në kuadër të aktiviteteve të programit Kultura për Ndryshim në mbështetje të bibliotekave publike. Programi Kultura për Ndryshim financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut).

Lajme