Projekte

Produksioni teatror

Prej themelimit tonë në 2002, ne kemi prodhuar dhe bashkëprodhuar rreth 20 shfaqje e performanca teatrore, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit. Shfaqjet e performancat tona teatrore janë inovative dhe të freskëta, ato komunikojnë përtej kufijve gjuhësor dhe kulturor, në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

 

Botimet e Qendrës

Deri më tani Qendra Multimedia ka publikuar mbi 30 libra e revista nga fusha e teatrit, letërsisë, estetikës dhe historisë, shumica në gjuhën shqipe, por disa prej tyre janë botuar edhe në gjuhën angleze, serbe e gjermane.

 

Festivali ndërkombëtar polip

polip është një festival ndërkombëtar i letërsisë, që sjellë në Prishtinë shkrimtarë nga rajoni dhe Evropa. Ky festival tejkalon kornizën e një festivali të literaturës apo shjeshtë të një lidhjeje letrare. Ai ka të bëjë me një kuptim më të gjerë të ndërtimit të paqes dhe koncepteve të besimit, posaqërisht në rajone dhe shoqëri të traumatizuara. polip synon të prezantojë zërat e të rinjëve në gjuhë të ndryshme, duke zbuluar melodinë e tyre specifike, muzikalitetin dhe ritmin. Në polip, nuk ka vetëm lexime, por gjithashtu edhe një program special të koncerteve, poezisë së rrugës, punëtori për përkthim dhe poezi, diskutime dhe debate për rrjetet letrare dhe praktikat e përkthimit.

 

Rezidenca për shkrimtarë

Programi artistët në rezidencë “Prishtina nuk ka lum” filloi në vitin 2013 kur Qendra Multimedia, për herë të parë në Kosovë, ftoi artistë për të aplikuar nga Evropa Qendrore dhe Juglindore dhe Gjermania. Kjo bursë për artistë përfshinë qëndrim një mujor në Prishtinë, shpenzimet e udhëtimit dhe një shumë prej 800 euro. Kadidatët që mund të aplikojnë pë këtë bursë përfshijnë shkrimtarët e letërsisë artistike, poetët, eseistët, iluzionistët dhe kolumnistët, përkthyesit, dramaturgët etj. Gjatë kohës së tyre në Prishtinë, shkrimtarët kanë mundësi po ashtu të njihen me jetën kulturore të kryeqytetit kosovar.

 

Kultura për Ndryshim

“Kultura për ndryshim”, është projekt tre vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia me Institutin Goethe.

Projekti synon të përkrahë organizatat kulturore dhe bibliotekat publike nëpër Kosovë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejt financiare në aktivitete kulturore dhe arsimore. Një nga pikat strategjike të projektit përfshinë organizimi i aktiviteteve në pjesët më rurale të vendit, e jo veç në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha të vendit. Në të njëjtën kohë, projekti ka për qëllim të mundësojë pëfshirjen në aktivitetet kulturore të komuniteteve lokale nga të gjitha grupet etnike.

 

Kosovo Theater Showcase

Kosovo Theater Showcase është projekti më i ri i Qendrës Multimedia, i cili ka nisur në vitin 2018, duke ftuar kritik dhe promovues të teatrit nga e gjithë bota në një vend. Qëllimi i Kosovo Theater Showcase është që të bëhet ngjarje vjetore, sepse ne besojmë që ky showcase Kosovar do të jetë një mënyrë e mirë për të promovuar në botë teatrin e izoluar Kosovar dhe një mundësi e mirë për selektorët e festivaleve, studiesit, publikun e kritikët e huaj të përcjellin, vëzhgojnë e shijojnë teatrin kosovar dhe trendet e tija teatrore.