• “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

QENDRA.MULTIMEDIA.THEATRE.SHOWCASE.2018



Ky është edicioni i parë i showcase të Qendrës Multimedia, dhe poashtu, showcase i parë i organizuar ndonjëherë në Kosovë. Qendra.Multimedia.Showcase.2018 do të mbahet në Prishtinë, nga data 19 – 21 tetor  2018 dhe sivjet në të do të shfaqen katër shfaqjet e fundit të prodhuara nga Qendra Multimedia, duke përfshi edhe premierën e shfaqjes së re Hipokritët ose pacienti anglez. Po poashtu, në këtë edicion, kemi përfshirë edhe shfaqjen “Le Pont”, e cila është realizuar në Paris dhe e cila do të hapë festivalin teatror që organizohet nga teatri “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

Pjesë e këtij showcase janë edhe dy panele diskutimi dhe një mbrëmje letrare e muzikore. Në këtë edicion të parë, përpos publikut Kosovar, pjesëmarrës do të jenë edhe rreth 30 mysafirë të huaj; selektorë festivalesh, kritikë, gazetarë, shkrimtarë, regjisorë e dashamirës të teatrit të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Synimi jonë është që showcase të jetë i përvitshëm. Ne besojmë që nga edicioni i radhës në vitin 2019, do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe shfaqje të tjera të realizuara nga teatro e kompani teatrore në Kosovë. Në këtë mënyrë, ne besojmë që ky showcase Kosovar do të jetë një mënyrë e mirë për të promovuar në botë teatrin e izoluar Kosovar dhe një mundësi e mirë për selektorët e festivaleve, studiesit, publikun e kritikët e huaj të përcjellin, vëzhgojnë e shijojnë teatrin kosovar dhe trendet e tija teatrore. Programi i këtij edicioni të parë realizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin Oda dhe Teatrin Dodona në Prishtinë, si dhe teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

 

Programi i plote

PROGRAMI

19 tetor

20:00-21:30, Teatri Oda
Performancë teatore (premierë botërore): “HIPOKRITËT apo PACIENTI ANGLEZ”

20 tetor

11:00 – 13:00, Qendra Multimedia
Panel diskutimi: Gjeografia kulturore e Ballkanit Perëndimor

15:00-17:00, Qendra Multimedia
Panel diskutimi: Shoqëritë evropiane reflektojnë për novelat kritike të krimit

20:00-21:30, Teatri Kombëtar i Kosovës
Performancë teatrore: 55 SHADES OF GAY

22:00-23:00, Hammam Bar
Lexime me Alida Bremer, Sasa Ilic, Elke Schmitter, Azem Deliu dhe Petar Andonovski dhe muzikë e gjallë me Edona Reshitaj dhe bendi

21 tetor

11:00-12:00, Teatri Dodona
Performancë teatrore: PEER GYNTI NGA KOSOVA

16:00-17:30, Teatri Kombëtar i Kosovës
Performancë teatrore: NJË SHFAQJE ME KATËR AKTORË DHE DISA DERRA DHE DISA LOPË DHE DISA KUAJ DHE NJË KRYEMINISTËR DHE NJË LOPË MILKA DHE DISA INSPEKTORË VENDORË DHE NDËRKOMBËTAR

20:00-21:00, Teatri “Adriana Abdullahu”, Ferizaj
Performancë teatrore: LE PONT

 

Të gjitha shfaqjet do të ipen me titra anglisht.

 

Programi i plote

Lajme