Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd] janë të lumtur të shpallin fillimin e Reconnection 2.0, një program tre-vjeçar i cili do të përpiqet të ndërtojë bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor ndërmjet dy shteteve. Përmes shkëmbimeve në disa fusha teatrore e kulturore, partnerët janë të vendosur të inkurajojnë dialog dhe komunikim më të mire ndërmjet dy shoqërive.
Programi tre-vjeçar është i kuruar në atë mënyrë që t’u ofrojë audiencave nga të dy shtetet mundësi që për së afërti të njohin produksionet kulturore me përqendrim në ato teatrore të dy vendeve. Çdo vit, secili nga partnerët do të organizojë përkthime dramash dhe librash publicistik si dhe të organizojë shkëmbime të produksioneve teatrore e diskutime letrare e teatrore, rezidenca artistësh dhe shuëm ngjarje të tjera publike në Prishtinë, Beograd dhe qytete të tjera në Kosovë e Serbi.
Ju ftojmë të qëndroni të përditësuar në lidhje me aktivitetet e Reconnection 2.0 dhe mirëpresim çdo kontribut nga ana juaj që do ta bënte programin sa më miqësor që është e mundur për audiencat tona.
Reconnection 2.0 financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Heartefact Fund.