• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

Shtyhet Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – polip 2020



Të dashur miq,

Këtë vit, sikur tradicionalisht tash e dhjetë vite, po përgatiteshim për të shënuar edicionin jubilar të polip - Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë. Në këtë përvjetor të dhjetë të polip-it, i cili ishte paraparë të mbahej ndërmjet datave 8 dhe 11 maj, 2020 - teksa ne po përgatiteshim duke u marrë me punët e rëndomta të festivalit: përkthimi i punëve letrare të autorëve mysafirë; aranzhimi i diskutimeve, takimeve, leximeve e mbrëmjeve muzikore; aranzhimi i udhëtimeve e akomodimit të mysafirëve - bota filloi të përballet me përhapjen e virusit COVID-19.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, stafi artistik dhe ai menaxherial i festivalit, kanë pasur takime të rregullta dhe kanë përcjellë situatën nga afër, duke shpresuar se kësaj sfide me të cilën po përballet e gjithë bota, do t’i vijë fundi më herët. Fatkeqësisht, duke parë hovin e përhapjes së virusit në botë dhe në Kosovë, jemi të detyruar t’iu informojmë se edicionin e sivjetëm  të polip- it do të na duhet ta shtyejmë për në vjeshtë të këtij viti, me shpresë që atëherë bota do të jetë në një vend më të mirë.

Autorët e poetët nuk mund të jenë asnjëherë të shkoçitur nga ngjarjet të cilat preokupojnë shoqërinë, mirëpo ngjarje të jashtëzakonshme si kjo me të cilën po ballafaqohemi, le të na shërbejnë për reflektim dhe me shpresë, për shpërthim artistik.

Për dhjetë vite me rradhë, polip-i është shndërruar në një fole ku janë ndërtuar miqësi të përjetshme. Në këtë kohë, më shumë se kurrë më parë, ua dijmë vlerën miqësive që kemi krijuar ndër vite dhe për këtë ju jemi përjetësisht mirënjohës. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për t’i ushqyer këto miqësi dhe për të krijuar miqësi të reja. Të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, duke u afruar më shumë me veten.

Ne nder të kësaj miqësie, ne ju inkurajojmë të vazhdoni të prodhoni artin tuaj të fjalës, dhe atë ta ndani me sa më shumë miq në këto ditë kur kjo është më e nevojshme se kurrë. Ju ftojmë të jeni bashkë duke qenë ndaras.

Ndërkohë, ne do të punojmë fort dhe me shumë vullnet që në vjeshtë të festojmë e reflektojmë të gjithë së bashku për miqësinë, afërsinë dhe letërsinë.

Deri atëherë, ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për veten dhe më të dashurit tuaj!

Shihemi në anën tjetër!

Ekipi i polip - Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë

Lajme