Qendra Multimedia në bashkëpunim me Goethe Zentrum në Prishtinë organizojnë "Slam poetry night" me Sebastian 23 nga Gjermania. Sebastian 23 do të lexoj e performoj në gjuhën Gjemane.
Data: 21.05.2019
Vendi: Qendra Multimedia
Ora: 18:00h
Sebastian 23 ka studiuar filozofi dhe pas studimeve ka pas shumë kohë të lirë. Për këtë arsye ai është njëri nga slam poetët më të mirë në Gjermani dhe ka fituar disa cmime kabare, si cmimi Pantheon, St. Ingberter Pfanne dhe Cloppenburger Klappklotz. Nga viti 2002 ai ka zënë vend në skenën e slam poezisë në Gjermani, Austri dhe Zvicërr. Në vitin 2008 ai fitoi në garën gjermane të slam poezisë në Zurich, në konkursin individual. Sebastian 23 ka performuar në skena për komedi dhe kabare, shfaqje të përziera dhe në TV emisione si TV total, WDR Poetry Slam dhe NDR talkshow.