• “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

The Stage shkruan për Qendra.Multimedia.Theatre.Showcase.2018



Pesë gjëra që duhet ti dini për Qendrën Multimedia

  1. Qendra Multimedia u themelua në vitin 2002 nga një grup i artistëve të rinjë në Prishtinë
  2. Është një organizatë e pavarur kulturore që synon të trajtojë çështje politike dhe shoqërore përmes artit
  3. Qendra Multimedia ka organizuar më shumë se 100 projekte artistike në Kosovë, por edhe në Evropë, Azi dhe Afrikë
  4. Drejtori Jeton Neziraj është një nga dramaturgët më të mëdhenj të vendit dhe ish-Drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës
  5. Qendra çdo vit organizon Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip si dhe programin për shkrimtarët rezident të quajtur Prishtina nuk ka lum

Për The Stage:

E themeluar në vitin 1880, The Stage është kompani private e udhëhequr nga një prej familjeve të dy themeluesve. The Stage publikon në shtyp dhe web, dhe konsiderohet ndër platformat që duhet të lexohen nga ata që janë të përfshirë apo që interesohen për industrinë e arteve performuese në Britani të Madhe e tutje. The Stage është një burim i pazëvendësueshëm për aktorë dhe performues, teknikë të skenës, ekipe kreative dhe për ata të përfshirë në trajnim dhe arsim.

 



Photos by: Jetmir Idrizi

Javën e kaluar, në platformën e mirënjohur britaneze për artet performuese – The Stage (www.thestage.co.uk), u botua një artikull i detajuar në lidhje me Qendrën Multimedia.

Artikulli i shkruar nga Natasha Tripney fokusohet në edicionin e parë të Qendra Multimedia Theatre Showcase (që u mbajt  prej 19-21 tetor), që përfshiu edhe premierën e shfaqjes “Hipokritët apo Pacienti Anglez”, por gjithashtu edhe në shfaqje të tjera të prodhuara nga Qendra.

Artikulli gjithashtu ka në qendër të vëmendjes edhe në profilin e drejtorit të Qendrës, dramaturgun Jeton Neziraj, puna e të cilit përshkruhet si “me tone satirike me kahje nga absurditeti Kafkesk”. Për më shumë shfaqjet e Qendrës ilustrohen si vibruese me muzikë dhe tema që njihen si post-dramatike.

 “Këto shfaqje e prezantojnë se si është të jesh pjesë e përvojës aktuale Kosovare, duke e parë se si është ti përkasësh komunitetit LGBT ose Roma në rajon, rrethuar me sistem korrupsioni dhe një infrastrukturë drejt shembjes, në një rrethanë politike, ekonomike dhe shoqërore të luftës, dhe rolit të ndryshueshëm të tearit në gjithë këtë mes”. Këtu mund të lexoni artikullin e plotë.

 

 

Lajme