Era, bebushi dhe Xhemi Kaçadremi

“Era, Bebushi dhe Xhemi Kaçadremi” është shfaqja më e re për fëmijë prodhuar nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë (Qendra Multimedia) dhe është financuar nga Art Venture dhe Olof Palme.

Era, një vajzë pesëvjeçare i jeton e lumtur ditët e saj fëmijërore me prindërit. Problemet e saj fillojnë kur në jetë vjen motra e saj e vogël, për të cilën Era në fillim gëzohet po pastaj i duket sikur Bebushi po ia merr asaj dashurinë e prindërve. Xhemi Kaçadremi, djaloshi nga përrallat i ndihmon Erës ta përballojë situatën e re nw familje për ta pranuar motrën e saj të vogël. “Era, Bebushi dhe Xhemi Kaçadremi” e autores Dituri Neziri është dramë e cila ka dalur nga punëtoria për shkrimtarë për drama për fëmijë e organizuar po ashtu nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë (Qendra Multimedia). Premiera e kësaj shfaqjeje pritet të jepet në fund të muajit korrik të këtij viti.