• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

THIRRJE E HAPUR: Rezidencat artistike Reconnection 2.0



Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd], kanë kënaqësinë të ju ftojnë të aplikoni për rezidencat artistike të cilat do të implementohen në kuadër të platformës së përbashkët Reconnection 2.0, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Rezidencat artistike Reconnection 2.0 kanë për qëllim të shërbejnë si hapësira për artistë dhe artiste nga fusha të ndryshme (letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.), që përgjatë një muaji të reflektojnë dhe prodhojnë punë nga fushat e tyre përkatëse.

Nga kjo fazë e thirrjes do të kenë mundësi të përfitojnë deri në katër artistë/e: dy artistë/e nga Kosova, do të përfitojnë nga një rezidencë një mujore në Serbi, ndërsa dy artistë/e nga Serbia do të përfitojnë nga një rezidencë një mujore në Kosovë.

Gjatë qëndrimit një mujor në Kosovë, përkatësisht në Serbi, secili/a nga artistët/et pritet të krijojnë punë të reja si dhe të bashkëpunojnë afërsisht me stafin e Qendrës Multimedia dhe Heartefact Fund, në programet e tyre ekzistuese.

Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë artistët dhe artistet e moshës mbi 20 vjeç, nga Kosova dhe Serbia, nga të gjitha fushat artistike [letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.]

Si të aplikohet?

***Për artistët dhe artistet nga Kosova të interesuar/a për rezidencën një mujore në Serbi, aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi në adresën: info@qendra.org, Me subjekt: Serbia / Artistic Residencies Reconnection 2.0

***Për artistët dhe artistet nga Serbia, të interesuar/a për rezidencën një mujore në Kosovë, aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi në adresën: prijava@heartefact.org. Me subjekt: Kosovo / Artistic Residencies Reconnection 2.0

Afati për aplikim

 E premte, 30 prill, 2021; 23:59.

Kur do të realizohen rezidencat?

 *** Artistët dhe artistet rezidentë/e pritet të jenë në Kosovë, përkatësisht në Serbi në mes të muajve qershor dhe dhjetor. Data e saktë e rezidencës një mujore për secilin/ën nga katër artistët/et përfituese/e do të vendoset në bashkëpunim me artistët dhe artistet përkatës/e pas përfundimit të përzgjedhjes.

Cka përfshin rezidenca artistike Reconnection 2.0?

 Rezidenca artistike Reconnection 2.0 përfshin:

  • Qëndrim një mujor në Kosovë, përkatësisht në Serbi
  • Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit
  • Mbulim të shpenzimeve të akomodimit
  • Një stipend bazik për shpenzime personale gjatë qëndrimit.
  • Një ngjarje promovuese të punës së artistit/es në përgjithësi, dhe punës së prodhuar gjatë rezidencës, në veçanti.

*Vetëm kandidatët dhe kandidatet e përzgjedhur/a do të njoftohen përmes emailit.

Të gjithë/a ata dhe ato që kanë pyetje apo nevojë për sqarime shtesë, mund t’i drejtojnë ato në adresat e lartëcekura jo më vonë se të premten, më 23 prill, 2021.

Lajme