• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

Ujdia letrare – Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – polip



Historia e re ka shënuar dy momente të tilla. Njëri e ka ndryshuar imazhin e Evropës së pasluftës, ndërsa tjetri po e ndryshon imazhin e Ballkanit. Në fakt, tetëmbëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë BotëroreCharles de Gaulle dhe Konrad Adenauer nënshkruan Marrëveshjen eElisesë, duke i dhënë kështu fund konfliktit të ngrirë ndërmjet këtyre dy shteteve. Traktati i Elizesë hapi mundësi të reja të bashkëjetesës evropiane për njerëz, ide, libra, materiale e të mira jomateriale. Nga kjo marrëveshje lindi një koncept i plotë i pajtimit, u themeluan forume e organe të reja në fushën e mbrojtjes, kulturës, arsimit, mbrojtjes së mjedisit, ekonomisë e financave. Por, ajo që i parapriu kësaj marrëveshjeje ishte kultura – para së gjithsash letërsia – e cila menjëherë pas luftës mori guximin të përballej me temat e pakëndshme nga e kaluara. Kësisoji, lëvizja feministe dhe e majtë në Francë, por edhe autorët e Grupit 47 në Gjermani i hapën rrugë marrëveshjes e cila po e ndryshonte fytyrën e Evropës.

Vitin e shkuar në liqenin e Prespës u nënshkrua marrëveshja me të cilën iu dha fund kontestit disadekadësh ndërmjet Maqedonisë (së Veriut) dhe Greqisë. Për këtë hap u desh angazhimi i domosdoshëm i intelektualëve e shkrimtarëve maqedonë e grekë kundër regjimeve të shkuara të së djathtës. Revolucioni shumëngjyrësh në Shkup dhe protestat këmbëngulëse të SIRIZ-ës, me gjithë idealet e lëkundura revolucionare, ndikuan te ndryshimet e qëndrueshme drejt pajtimit në Ballkan.

Marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2013 e deri më sot nuk ka bërë ndonjë hap të madh. Në anën tjetër kanë kaluar 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Komanovës me çka iu dha fund konfliktit të luftës, porpajtimende nuk ka. Nga njëra anë, përgjegjëse është BE-ja e cila këmbëngul të ketë negociues të cilët nuk janë të denjë për këtë detyrë historike, e në anën tjetër kemi elita politike të cilat e mohojnë realitetin shoqëror dhe kulturor, si dhe bashkëpunimin mes skenave të pavarura kulturore të Serbisë dhe të Kosovës. A është e mundur marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës? Sa është e fuqishme ujdia letrare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës? A është e mundur të ndikohet në ngecjen politike? Historia na mëson se është e mundur. Gjithsesi përderisa ujdia nuk nënkupton profite për individët në konfliktin e ngrirë, por nënkupton fitore të kulturës dhe të shoqërisë ndaj politikës së kaluar.

Nga marrëveshja politike do të mund të lindte një botë e re e Serbisë dhe e Kosovës në marrëdhëniet e dyanshme të ndërtuara mbi besim dhe shkëmbim të ndërsjellë të ideve dhe të të mirave. Ky proces është i pandalshëm. Festivali POLIP sivjet po i mbush dhjetë vjet që nga marrëveshja e dy grupeve të pavarura letrare nga Beogradi dhe Prishtina dhe që nga nisja e tij më 2010. Në ndërkohë, festivalit iu bashkuan shumë shoqata e institucione, ai tashmë i ka tejkaluar kornizat rajonale dhe është shndërruar në festival ndërkombëtar të letërsisë. Sivjet, në kuadër të festivalit, për herë të parë do të kemi edhe Festivalin Ndërkombëtar i Novelës Grafike në Kosovë – Gran FEST.

Letërsia e cila promovohet në POLIP, temat të cilat plasohen në publik, autoret dhe autorët tanë dhe publiku ynë tashmë janë pjesë e kësaj të ardhmeje të re.

Foto nga: Jetmir Idrizi

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë - polip

Edicioni i 9-të

10-13 maj

Kur thuhet "marrëveshje" kryesisht mendohet për ndonjë"punë", e në Balkan edhe për ndonjë "punë të leverdishme" e cila realizohet përkundër rrethanave të pafavorshme politike. Kur thuhet “letërsi e shkëlqyer” kryesisht mendohet për librat nga top listate bestsellerëve, e në Ballkan mendohet edhe për librat të cilët kanë arritur t’i kalojnë kufijtë të cilët I kanë vendosur monopolet tregtare të një vendi.

Të rrallë janë ata që mendojnë për marrëveshjen apo për letërsinë që, përkundër rrethanave të pafavorshme e shpeshherë edhe të pamundura, kanë arritur ta ndryshojnë ambientin politik, konstelacionin politik, kanë arritur ta hapin tregun e ideve e bankave t’ua dirigjojnë një mënyrë tjetër të të bërit biznes, botuesve t’ua ndryshojnë perspektivën ndërsa autorëve t’u mundësojnë takime me kolegët e tyre që deri dje ishin të paimagjinueshme.

Lajme