Milica Denković do të jetë pjesë e rezidencës në Prishtinë, implementuar nga Qendra Multimedia.
Ka kryer studimet master për Artet e Mediave të Reja në Akademinë e Arteve në Novi Sad. Pjesë e Shoqatës së Arttistëve të Vojvodinës dhe ka Statusin e Artistit/es të Pavarur në Republikën e Serbisë. Si artist/e multimedial në Serbi dhe gjetkë, ka qenë pjesë e punëtorive joformale profesionale si dhe rezidencave të ndryshme. Si poet/e slam ka qenë aktiv/e ndërmjet viteve 2009-2011 në shumë netë me mikrofon të hapur si dhe është riaktivizuar në atë fushë prapë në vitin 2018. Nga viti 2014, bashkëpunon me organizatën kulturore Mrcacna Komora si skenograf/e dhe videograf/e në video të shkurtëra prezantuese për letërsi, filozofi dhe teori shoqërore. Në vitin 2018, pas rezidencës artistike në Tranas, ka filluar të bashkëpunojë me organizatën kulturore suedeze Kultivera në projektin ndërkombëtar artistik të quajtur Letters, të mbështetur nga Këshilli Artistik Suedez. Si artist/e i/e pavarur nga viti 2020 bashkëpunon me Tranas në festivalin alternativ të organizuar nga e njëjta organizatë, si profesionist/e multimediale dhe poete slam. Aktive në fushën e multimedias, filozofisë, instalacionit, videos dhe poezisë slam, aktualisht është duke punuar në skriptën e parë të librit me slam poezi i cili titullohet “Manual për të (ç)mësuar”.
Irena Popović Dragović do të jetë pjesë e rezidencës në Prishtinë, implementuar nga Qendra Multimedia.
Irena Popović Dragović u lind në Quprija më 1974. Ka mbaruar studimet për kompozim dhe orkestrim në Fakultetin e Muzikës në Beograd, nën mentorimin e profesorëve Srgjan Hofman dhe Zoran Eriq. Ka vazhduar shkollimin në Salzburg, ku ka mbaruar studimet master në Universitetin Mozarteum, nën mentorimin e profesorit Reinhard Febel. Kompozimet e saj janë performuar në koncerte e festivale në mbarë botën. Ajo është aktive si vokaliste dhe pianiste ku performon me një sër ansamblesh muzikore. Për një periudhë të gjatë, ka punuar si mësuese e teorizë muzikore nëpër shkolla dhe më vonë ka filluar të punojë si docente në Akademinë e Re të Arteve, ku ligjëron lëndën Muzika dhe Teatri. Ndër punët e saj më të rëndësishme janë ato që ka bërë për film dhe teatër. Deri më tani, ka bërë muzikë për qindra shfaqje në mbarë Evropën. Puna e saj është shpërblyer shumë herë në festivale prestigjioze në botë dhe shpesh punon me regjisorë të njohur rajonalë si Andraš Urban, Kokan Mladenović, Blerta Neziraj, Slobodan Unkovski, Oliver Frljić, Snežana Trišić, Tanja Mandić Rigonat e të tjerë.
Dardan Zhegrova do të jetë pjesë e rezidencës në Beograd, implementuar nga Heartefact Fund
Dardan Zhegrova është artist, gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut nga Prishtina. Si artist, instalacionet e tij fizike kryesisht bazohen në poezi apo tekste të cilat trajtojnë pjesërisht ngjarje fiktive e pjesërisht përvoja të ndodhura në të vërtetë. Veprat e tij janë shfaqur në disa galeri dhe hapësira artistike në vend dhe jashtë tij. Si gazetarë freelancer ka punuar për disa media e organizata vendore dhe rajonale, duke mbuluar kryesisht kulturën dhe efektin socio-politik të saj në shoqëri. Si anëtar i bordit në YIHR Kosova dhe si aktivist për të drejtat e njeriut tash e 15 vjet, praktika e tij ka për qëllim të sfidojë pikëpamjet konservative të cilat imponojnë çfarëdo lloj diskriminimi ndaj grupeve të margjinalizuara, me përqendrim në çështjen LGBTQ+.
Agon Rexhepi do të jetë pjesë e rezidencës në Beograd, implementuar nga Heartefact Fund
Agon Rexhepi u lind më 25 nëntor, 2000. është aktivist queer nga Prishtina. Aktualisht studion sociologji në Universitetin e Prishtinës. është bashkëthemelues i queer-kolektivit kulturor “Hyjneshat”. Së fundmi ka botuar librin e parë të titulluar “Pasqyrë”. Aktualisht është duke punuar në disa projekte të cilat lidhen me të drejtat e njeriut dhe me letërsinë. Preferon përemrat ai/atij.
Rezidencat artistike Reconnection 2.0 janë pjesë e projektit Reconnection 2.0, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, implementuar nga Qendra Multimedia dhe Heartefact Fund.