Për Ne

Rreth Qendrës Multimedia

Qendra Multimedia është një organizatë kulturore nga Prishtina, Kosova. Fokusi i saj kryesor është teatri bashkëkohor dhe letërsia. Konsiderohet të jetë një nga kompanitë teatrore më interesante dhe provokuese në Evropën Juglindore. Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002 nga një grup artistësh të rinj me synim të krijimit të një forme alternative të prodhimit të artit për të adresuar çështjet politike dhe shoqërore me qartësi dhe imagjinatë. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon shfaqje teatrale të freskëta dhe inovative  dhe aktivitete tjera kulturore dhe letrare për audiencën vendore dhe ndërkombëtare. Shkëmbimet artisktike me partnerët ndërkombëtar janë të rëndësishme për Qendrën Multimedia.

Nga viti 2002 Qendra ka organizuar dhe fascilituar mbi 100 projekte artistike, në Kosovë por edhe në vende të tjera në Evropë. Komuniteti i artistëve/ekspertëve bashkëpunues të Qendrës krijon ngjarjet e veta dhe lehtëson programimin për të tjerët. Prodhimet e Qendrës kanë qenë me turne në më shumë se 100 teatro ndërkombëtare dhe festivale teatrore në Evropë, USA and Africa.

Puna e Qendrës Multimedia është shfaqur gjerësisht në shtypin ndërkombëtar, përfshirë The Guardian (UK), Der Spiegel (Gjermani), La Reppublica (Itali), The Stage (UK), New York Times (SHBA), Teatri Heute (Gjermani) Danas (Serbi), Frankfurter Allgemeine Zeitung (Gjermani), Teatri Amerikan, Der Standard (Austri), Linköping (Suedi), Hystrio (Itali), Cassandre (Francë) etj.

 

Ekipi:

Jeton Neziraj – Drejtor
[email protected]

Aurela Kadriu – Drejtore e Programit
[email protected]

Bernard Berisha – Menaxher i Financave
[email protected]

Ardiana Shala – Koordinatore e programit letrar
[email protected]

Blerta Neziraj  – Regjisore teatri
[email protected]

Flaka Rrustemi – Koordinatore
[email protected]

Yann Perregaux – Drejtor Teknik

[email protected] 

 

Kontaktet e Qendrës Multimedia:

[email protected] / www.qendra.org

Tel: +38338555799

Programi “Kultura për ndryshim”

[email protected]

Programi i autorëve në rezidencë “Prishtina nuk ka lumë”

[email protected]

Adresa: 

Qendra Multimedia

Rr. Idriz Gjilani, 7/9, Dardani, Prishtinë

Republika e Kosovës