Komedia “Hipokritët ose pacienti anglez” merret me sistemin shëndetësor i cili, i zënë në kurthin e kapitalizmit e të politikave neoliberale, është shndërruar në njërën prej gangrenave kryesore të shoqërive bashkëkohore në Ballkan, dhe jo vetëm. Shëndetësia s’është krijuar jo për t’iu shërbyer qytetarëve, por për t’i shërbyer industrisë farmaceutike, asaj të sigurimeve shëndetësore e spitaleve private, të cilat shëndetin e pacientit e shohin si produkt prej të cilit duhet të fitohet dhe prej të cilit mund të akumulohet kapitali. Kujdesi shëndetësor është marketizuar e komercializuar, kurse institucionet shëndetësore publike funksionojnë në kushte të mjerueshme, me mjek të korruptuar e mizantrop.
Nga: Jeton Neziraj // Regjisorë: Agon Myftari & Blerta Neziraj // Aktorë: Ilire Vinca, Bajrush Mjaku, Dukagjin Podrimaj, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu, Daniela Markaj, Art Lokaj (muzikant) // Skenografia: Igor Vasiljev // Kompozitor: Gabriele Marangoni // Kostumografe: Albulena Borovci // Ass. skenografe: Isidora Spasic // Ass. regjisorë: Enkeleda Simitxhiu Avdiu, Rina Galani // Dizajni i dritave: Mursel Bekteshi / Drejtor Teknik: Fatlum Idrizi
Prodhuar nga: Qendra Multimedia, Prishtina
Photos by: Jetmir Idrizi
Komedia "Hipokritët ose pacienti anglez" është shfaqur në Gjilan në kuadër të Festivalit të teatrit "Flaka e janarit" me datën 26 janar 2019. Në këtë festival ishin pjesë shfaqje të ndryshme të teatrove të Kosovës dhe rajonit. Aktorja Ilire Vinca, pjesë e kastës së shfaqjes "Hipokritët ose pacienti anglez" mori cmimin e si aktorja me performancën më të mirë.