Punëtori ndërkombëtare për dramaturgji me Mark Ravenhill në Tiranë
Jemi të lumtur të ftojmë dramaturgët/et e rinj/reja, shkrimtarët/et dhe profesionistët/et tjerë të teatrit të aplikojnë për punëtorinë ndërkombëtare për dramaturgji ‘Post Post Communist, Baby!’ Kjo punëtori shtatë ditore do të ndodh në Tiranë (Shqipëri) dhe do të udhëhiqet nga dramaturgu i njohur britanik Mark Ravenhill, si pjesë e Kosovo-Albania Theater Showcase.
Përgjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të përdorin forma të reja e innovative të shprehjes teatrore për të eksploruar identitetet dhe shoqëritë post post komuniste si dhe pikëtakimin ndërmjet të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmeve. Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze, por në shkrimet e tyre, shkrimtarët/et mund të përdorin çfarëdo kombinimi shumëgjuhësh që ju përshtatet atyre.
Punëtoria do të strukturohet rreth ushtrimeve praktike të shkrimit, me kohë për reflektim e diskutim.
Datat e punëtorisë: 27 tetor - 2 nëntor 2024.
Vendi: Teatri Kombëtar, Tiranë
Gjuha: Anglishte
Kush mund të aplikojë?: Personat e grupmoshës 18-40 nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina.
Si të aplikoni?: Dërgoni një CV dhe një ese/deklaratë 300 fjalëshe që i përgjigjet titullit ‘Post Post Communist Baby!’ në adresën elektronike: [email protected]
Subjekti: Post Post Communist, Baby!’ with Mark Ravenhill
Afati për aplikim: 10 shtator, 2024.
Mark Ravenhill është dramaturg, aktor e gazetar britanik. Ravenhill është një nga dramaturgët më të inskenuar në teatrin britanik në fund të shekullit XX dhe në shekullin XXI. Dramat e tij më të njohura janë Shopping and Fucking (e inskenuar së pari më 1996), Some Explicit Polaroids (1999), Mother Clap's Molly House (2000), The Cut (2006), Shoot Get Treasure Repeat (2007) dhe The Cane (2018). Në vitin 1999 ishte njëri nga laureatët e çmimit evropian Realitetet Teatrore që ju nda Royal Court Theatre (me Sarah Kane, Jez Butterworth, Conor McPherson, Martin McDonagh).
Kjo punëtori organizohet nga Qendra Multimdia nga Prishtina, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” si pjesë e Kosovo-Albania Theatre Showcase 2024.